Misteri me “anijen” në Antarktidë


Misteri me “anijen” në Antarktidë

11:07 12/08/2020

Në rrjetet sociale kanë nisur teoritë konspirative pas një fotoje të publikuar ku shfaqej një anije përmbys në brigjet e Antarktidës.

Objekti i filmuar nga satelitët dhe i sjellë për publikun nëpërmjet Google Earth është rreth 124 metra i gjatë.

Disa persona mendojnë se anija lidhet me një bazë sekrete naziste në Artik, ose ndodhet atje për të dërguar liderët në kohë krize.

Pamjet që kanë krijuar debat online janë ngarkuar në YouTube javën e kaluar.

Mediat e huaja shkruajnë se përdoruesi që ka ngarkuar pamjet ka ndjekës me të cilët diskuton gjetjet e pazakonta që bën në Google Earth.

Megjithatë shumica e njerëzve thonë se ajo nuk është asgjë tjetër veçse një ajsberg që ka marrë një formë të tillë./tvklan.al




Të ngjashme