Demokratët i rikthehen mitingjeve në sheshin “Skënderbej”, pas një pauze disa javore. Krimi ende i pashpaguar ndaj deputetit Hajdari nga vrasja e të cilit kanë kaluar katër muaj ka mbledhur lideret e Partisë Demokratike dhe simpatizantët e saj. ” Azemin s’e falim kurrë ” me këto fjalë lideri i Partisë Demokratike denoncoi qeverinë aktuale për mosgjetjen e autorëve të krimit të 12 shtatorit.

Ai cilësoi kërkesën për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit si parësore për rifillimin e çdo dialogu. Sali Berisha në fjalimin e tij tha: “Nga ky shesh dëshiroj t’ju njoftoj se Partia Demokratike dhe Bashkimi për Demokraci çeshtjen Hajdari e ka çeshtje të ekzistencës së saj”.
Në mitingun e sotëm morën pjesë edhe lider të tubimit Bashkimi për Demokraci./tvklan.al