Mitingu i rradhës  nga Partia Demokratike kryesohej nga biri i Azem Hajdaritit. Ai u shpreh se  i ati i tij ishte vrarë në Parlament por zoti i fali atij jetën që ti jepte trup e shpirt një fëmije që do të vijë në jetë së shpejti. Mitingu filloi si çdo herë tjetër para Selisë së Partisë Demokratike. Berisha lëshoi akuza të forta kundrejt Fatos Nanos ndërkohë që kryeminstri ndodhej në Parlament, aty ku Berishës po i hiqej imuniteti. Nënkryetari i partisë Genc Pollo u shpreh se kjo ishte një luftë për demokraci dhe kush largohej prej saj quhej tradhtar. Po ashtu në Korçë dhe Shkodër janë mbajtur mitingje të tjerë ku pjesëmarrës ishte Pjetër Arbnori i cili do të kryejë rolin e Hajdarit në proceset demokratike.

Pamje nga mitingu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deputetë të tjerë demokratë./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo