Operacioni i bajameve që rezultoi fatal për 17-vjeçaren nga Maliqi i Korçës është një ndër rastet e rralla. Në Shqipëri ky është rasti i dytë që pacienti humb jetën pas këtij operacioni, ndërsa në Europë sipas statistikave, kjo ndodh një në 40 mijë raste.

Pjerin Radovani: “Që kur është hap ky shërbim në vitin 1932, këto janë vetëm 2 raste 1 ka ndodh në vitin 1977 në Durrës, që nuk është nevoja ta komentojmë tashi, ajo ka qenë nga pakujdesia dhe rasti i dytë është ky që ndodhi tani para 2 netësh. Mendimi jonë ka qenë thjeshtë që mund të ketë pasur një anomali të enëve të gjakut aty ose një nekozë e mundshme që ndodh zakonisht në këto raste”.

Mjek: “Unë personalisht do të mendonja që nuk është pasojë e hemoragjisë të menjëhershme të pastocilikomisë”.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë shefi i shërbimit të ORL-së nxjerr në pah dhe mungesën e sallës reanimatore në këtë spital.

Pjerin Radovani: “E kanë fut në këtë reanimacion të improvizum që kemi ne. Ne nuk kemi reanimacion të mirëfilltë edhe nuk na është aprovu me gjithë kërkesat e shumta që kemi bërë”.

Ndërkaq për të gjetur të vërtetën që çoji në vdekjen e Matilda Petritit. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për verifikimin e dokumentacionit të klinikës private në Pogradec, ku u krye operacioni dhe po shqyrton kartelën e pacientes./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami