Këtë javë në emisionin “Jo Vetëm Modë”, autorja dhe prezantuesja Orinda Huta u ndal tek emisionet e reja që kanë filluar në sezonin e ri në televizionin Klan Plus.

Mes një sërë formateve mbi mjekësinë, arkitekturën e deri tek çështjet më të përfolura kriminale, Klan Plus ka edhe një hapësirë dedikuar ekonomisë. “Pro Business”, drejtohet nga moderatorja e lajmeve, gazetarja Oljana Maloku.

Krahas karrierës televizive, Oljana rrëfeu edhe për jetën e saj jashtë kamerave. Ajo është nënë e një djali dhe ka një histori të gjatë dashurie me bashkëshortin e saj, që nis që prej klasës së parë.

“Kemi 24 vite bashkë, nuk jemi shkëputur ndonjëherë. Kemi qenë në 8-vjeçare bashkë, më pas edhe pse në gjimnaze të ndryshme, takoheshim herë pas here. Më pas në fakultet u ritakuam sërish”.

Moderatorja zbuloi se fillimisht kishin qenë vetëm shokë, kurse ndjenjat për njëri-tjetrin i kuptuan vetëm në fakultet. Ajo kujtoi edhe dasmën e saj të madhe, ku ndërroi disa fustane./tvklan.al