Modric, del sërish pista Inter

Mund të kalojë në Janar tek ekipi italian

Luka Modric tek Inter vijon të jetë një ide sipas mediave sportive. Mesfushori kroat nuk ka hedhur ende firmën mbi kontratën e re me Real Madrid dhe kjo është një shenjë që mund të largohet në Janar.

Një lëvizje e tillë shikohet si e mundshme edhe pas lajmit të publikuar nga sportive portugeze “A Bola” që Real është i interesuar për të afruar meksikanin Herrera.

Ai shikohet si një zëvendësues i Luka Modric. Në Janar, Inter do të ketë më pak pengesa nga UEFA në lidhje me shpenzimet. Real Madrid nuk e lejoi kroatin të largohet gjatë merkatos së verës, edhe pse drejtuesit e Inter e kërkuan me ngulm mesfushorin 33-vjeçar.

Oferta për Luka Modric ishte 10 milionë euro në sezon për 4 vite me pagën që do të rritej kur të kalonte në kampionatin kinez te skuadra në pronësi të grupit Suning që zotëron Inter.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*