Kamerat e trupit të një polici në New York kanë filmuar momentin kur ai shpëton nga zjarri një familje me gjashtë anëtarë.

Mark Conklin është quajtur hero në SHBA pasi mundi që t’u sigurojë ndihmë familjes Rivera, kur në shtëpinë e tyre shpërthyen flakët të hënën.

Siç duket edhe nga pamjet, polici vrapon drejt shtëpisë dhe pyet për adresën.

Sapo arrin ai mund që të kapë një prej anëtarëve të familjes nga dritarja. “Hidhu! Të kap unë! Të kap unë!”, dëgjohet të thotë ai.

Menjëherë pas ngjarjes reagoi edhe departamenti i policisë ku bënte pjesë ai duke deklaruar se ishin të nderuar që kishin një oficer policisë si Conklin.

Për shkak të ndërhyrjes së tij, nga e gjithë ngjarja nuk ka pasur të lënduar./tvklan.al