Qendra e realizimit të veprave të artit, nga kombëtare është kthyer në rajonale. Pra, ajo do t’i përgjigjet kërkesave restauruese vetëm për monumentet që ndodhen brenda qarkut të Tiranës. Por çfarë ndodh me monumentet përtej këtij qarku?

“Në mëshirë të fatit…”

Sepse specialistët e vetëm që mund të kryenin ndërhyrje rregulluese në veprat e artit të shpërndara në gjithë territorin shqiptar vinin nga Qendra e Realizimit të Vepra të Artit, detyrë që i është kaluar me ligj Drejtorive Rajonale të Kulturës Kombëtare.

Më të shqetësuar për vazhdimësinë e monumenteve janë skulptorët, jo vetëm për veprat e tyre, por edhe të artistëve që nuk jetojnë më. Shqetësimi që ngre Mumtaz Dhrami dhe gjithë kolegët e tij është edhe më i madh.

Se sa të kujdesshme do të jenë “

Drejtoritë Rajonale të Kulturës Kombëtare

” ndaj veprave të tilla do të shihet në të ardhmen, por në kushtet kur mungojnë specialistët, si Dhrami dhe Rada sjellin shembuj aspak optimistë.

Tv Klan