“Mos bëni si bëj unë, bëni si them unë”

“Mos bëni si bëj unë, bëni si them unë”

13:05 10/07/2019

Kim Jong Un njihet për mungesën e tolerancës nëse nuk

respektohen rregullat e regjimit komunist. Ai ka ekzekutuar zyrtarë

koreano-veriorë vetëm sepse i ka zënë gjumi gjatë tubimeve politike. Por një gjë

të tillë e ka bërë vetë.

Në ceremoninë përkujtimore të organizuar për 25-vjetorin

e vdekjes së gjyshit të tij, lideri i Koresë së Veriut u filmua i përgjumur. Ai

shihet teksa në një moment dremit i ulur përballë turmës së madhe të njerëzve.

Më pas merr frymë thellë dhe zgjohet. Duket se po përpiqet që të mbajë sytë

hapur.

Por nëse dikush tjetër do të kishte fjetur gjatë

aktiviteteve publike, do të ishte i ekzekutuar. Pra duket se udhëheqësit

koreano-verior i shkon për shtat shprehja “mos bëni si bëj unë, por bëni

si them unë”.

Kush fle në kohën e gabuar apo kush nuk duartroket

mjaftueshëm në ceremoni të nivelit të lartë, dënohet me vdekje në Korenë e

Veriut.

Ish-ministri i Mbrojtjes koreano-verior është ekzekutuar sepse e kishte zënë gjumi gjatë paradës ushtarake. Edhe Kryeministri i Koresë së Veriut është ekzekutuar më parë sepse dremiste gjatë një fjalimi. /tvklan.al

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT