Dita e sotme parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, kjo pasi do të jetë me kthjellime. Sipas Meteoalb, në orët e mesditës do të ketë zhvillim të vranësirave përgjatë relieveve malore të vendit. Temperatura më e lartë do të shënojë 36 gradë Celsius në Shkodër.

Berati dhe Gjirokastra do të arrijnë temperaturën prej 35 gradë Celsius. Kryeqyteti, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Lezha do të shënojnë 34 gradë Celsius.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë./tvklan.al