Nuk ndodh gjithmonë që shkretëtira e Arabisë Saudite të mbulohet nga dëbora. Një gjë e tillë ka ndodhur veçanërisht rajonet veri-perëndimore në malet Dahr.

Temperaturat janë ulur nën zero duke bërë që trashësia e dëborës të arrijë në 40 centimetra. Ndërkohë rrjetet sociale janë mbushur me foto dhe video nga më të ndryshmet, me njerëz që argëtohen në dëborë.

Zyra e meteorologjisë në Arabinë Saudite i ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura  për shkak të motit të ftohtë. Ndërkaq edhe autoriteti për Mbrojtjen e Mjedisit ka parashikuar stuhi të forta në disa rajone verilindore.

Edhe në vitin 2016 dhe 2018, shkretëtira e Arabisë Saudite u mbulua nga dëbora një gjë aspak e zakontë pasi temperaturat atje janë mbi 20 gradë Celcius.

Klan Plus