Vija bregdetare dhe zonat e ulëta do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësira të herë pas herëshme, ndërsa me vranësira më të dendura, të cilat do të rrezikojnë rrebeshe shiu afat shkurtër, paraqitet moti për zonat verilindore – juglindore.

Parashikohet që edhe gjatë pasdites vranësirat dhe shirat lokale të mbeten prezent në të gjithë zonën Lindore duke lënë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare bregdetin dhe zonat e ulëta.

Nuk parashikohen të këtë ndryshime të motit edhe gjatë orëve të natës.

Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë orëve të mesditës. Era, do të fryje mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë./tvklan.al