Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë territorin e vendit. Më të larta temperaturat do të jenë në zonat e ulëta.

Parashikohet që gjatë pasdites të ketë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor duke rrezikuar shira të izoluar, kryesisht në juglindje.

Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë gjatë natës dhe deri në mëngjesin e së premtes.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 20 km/h nga drejtimi jugperëndimor, kjo do të bëjë që në det dallgëzimi të jetë i ulët./tvklan.al