I mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Një fëmijë vetëm 6 vjeç mbeti i plagosur paraditen e kësaj të mërkure në Tiranë, pasi u përplas nga një motor. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës”.

Sipas policisë, 6-vjeçari u përplas nga një motor që drejtohej nga 34-vjeçari me iniciale M.O. Fëmija u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shoferi i motorit ndodhet në vendngjarje, aty ku grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tvklan.al