Janari vendimtar për mbrojtësin, interes nga Udinese e Torino

Merkato e Janarit do të jetë vendimtare për fatet e Marash Kumbullës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk po gjen hapësira nën urdhërat e trajnerit Jose Mournho, i cili duket se e ka nxjerr në ankand. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Kumbulla gjendet në listën e të padëshiruarve dhe kryeqytetasit kërkojnë që t’i largojnë që në muajin e parë të vitit 2022.

21-vjeçari i cili firmosi në Romë në vitin 2020 pritej të ishte ndër futbollistët kyç në prapavijën e verdhekuqve, gjithsesi me uljen në stol të Mourinho pozitat e tij nisën të lëkunden jo pak. E ardhmja e Kumbullës parashikohet të jetë sërish në Seria A italiane, aty ku ka interes nga Udinese dhe Torino.

Besohet se formula e transferimit të tij në Janar të bëhet me anë të huazimit me të drejtën e blerjes së kartonit në verën e ardhshme. Aktualisht kartoni i tij vlen 22 milionë euro në treg, çmim që mund të zbresë me mungesën e minutave në këmbë te Roma.

Klan News