Tre persona, mes të cilëve një foshnje kanë dalë të gjallë pasi një avion me 107 pasagjerë u rrëzua shumë pranë aeroportit të Karaçit në Pakistan.

Mes tymit dhe kaosit të shkaktuar në vendin e ngjarjes, një punonjës i urgjencës shihet teksa mban në dorë foshnjen me shenja jete. Foshnja u gjend nën rrënoja dhe kjo mund të quhet një mrekulli.

Pamjet tregojnë një skenë apokaliptike, shtëpi të shembura dhe mbeturina të shpërndara nëpër rrugë.

Por pavarësisht dëmtimeve të mëdha, disa familjarë pretendojnë se kanë komunikuar me të afërmit e tyre dhe ata janë gjallë.

Shkaku i vërtetë që ka çuar në përplasjen e avionit Airbus A320 nuk është bërë ende i ditur.

Klan Plus