Ministria e Shëndetësisë raporton për 6 persona të lënduar deri në këto momente në protestën që po zhvillohet në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Në një njoftim për shtyp, Ministria thotë se dy policë janë lënduar me mjete të forta, në kokë dhe në kurriz, të cilët janë transportuar për trajtim të specializuar në Spitalin Universitar të Traumës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Katër protestues kanë marrë ndihmën e parë nga ekipet e Urgjencës mjekësore në terren dhe aktualisht po trajtohen në repartin e Toksikologjisë në QSUT.

Mjekët konfirmojnë që janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ministria thotë se autoambulancat dhe ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri.

/tvklan.al