Kreu i SPAK Altin Dumani ka raportuar këtë të Enjte në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Mes paraqitjes së bilanceve të punës së kësaj strukture, ai tregoi dhe problematikat. Që nga mungesa e hetuesve e deri te numri i pakët i referimeve nga institucioneve publike në Prokurorinë e Posaçme, Dumani kërkoi që të ndërmerren veprime konkrete për të përmirësuar secilën nga pikat.


Problematikat e evidentuara gjatë punës 4 vjeçare të SPAK:

-Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor lidhur me statusin ligjor të prokurorëve të posaçëm pas mbarimit të mandatit.

Altin Dumani: Mospërcaktimi ndikon në vijmësinë e ruajtes së standardeve të hetimit. Cenohet dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndëisshme. Janë ngritur në detyrë 17 prokurorë, 85% e numrit total.

-Mungesa e këshilltarëve ligjorë. Referuar kompleksitetit të çështjeve ligjore.

-Ngarkesë e shtuar pune

Altin Dumani: Vazhdon të ngelet problematikë ngarkesa e shtuar, sidomos ngrarkesë që shtohet duke marrë parasysh se drejtuesit të SPAK i bie barra të përfaqësojë komisionerin publik në Kolegjin e Posaçëm të Apelit. Është një detyrë e re, ka 30 ankimime të komisionerëve publik që duhet të ndiqen nga drejtiesi i SPAK. Parashikohet që ai duhet të ndjekë 150 seanca gjyqësore, në periudhën 2025-2026. Është problematikë që e adresoj pranë KLP pasi parashikon rritje të volumit të punës, në një kohë që numri i burimeve njerëzore është i njëjtë.

-Mungesa e referimeve nga institucionet publike.

Altin Dumani: Ka pasur rënie me 40% në 2023, përjashtuar Policinë e Shtetit që ka pasur rolin e saj në referimin e veprave penale të ndryshme. Nuk referojnë në Prokurorinë e Posaçme vepra me natyrë korruptive. SPAK i vetëm nuk mund të adresojë dhe përballojë luftën kundër korrupsionit apo veprave të tjera penale që kryhen nga subjekte që mbajnë funksion shtetëorr. Duhet forcuar bashkëpunimi. Ne si strukturë, BKH apo Prokuroria jemi shumë të hapur me çdo institucion.

-Mungesë hetuesisht te BKH

Altin Dumani: E nevojshme shtimi i numrit të hetuesve te Byroja Kombëtare e Hetimit me qëllim adresimin e çështjeve që ne kemi. S’kemi njerëz që t’u delegojmë procedimet penale që kemi në hetim. 1/3 e hetuesve janë të angazhuar te Qendra e Përgjimeve, por që të kryhen veprime konkrete hetimore, nga 60 bien shumë. Na duhen propozime konkrete për rritjen e numrit si nevojë imediate.

-Numri i procedimeve të mbartura

Altin Dumani: Vjen si pasojë e mungesës së burimeve njerëzore.

-Statusi i specialistit që trajtohet si nëpunës civil.

Altin Dumani: Ne kemi siç e dini, një sektor për bashkëpunim ndërkombëtar, drejtues është një prokuror dhe aktualisht kemi dy specialistë. Prej statusit nuk na lejohet t’i përfshijmë në veprimet hetimore, sidomos kur vjen puna te ekzekutimi i letërporosive. Nuk i angazhojmë dot dhe detyrohemi që të marrim hetues të BKH ose të kërkojmë ndihmën e Policisë.

-Mungesa e kompetencës për shqyrtimin e kërkesave nga shtete të huaja.

Altin Dumani: Kompetencën për të njohur një veprim penal e kanë prokuroritë rajonale, varësisht nga vendi i lindjes së një personi ndaj të cilit rëndon vepra penale.

-Mos ekstradimi i shtetasve shqiptarë të lokalizuar në Emiratet e Bashkuara Arabe.

E.D/tvklan.al