Mustafa Nano rikthehet me “One man show”


Mustafa Nano rikthehet me “One man show”

13:06 12/10/2021

Këtë fundjave në teatrin eksperimental stand up komedia “Dielli lind andej nga perëndon”

Mustafa Nano rikthehet pas dy vitesh me “One Man Show-n” e radhës me stand up komedinë “Dielli lind andej nga perëndon” në skenën e Teatrit Eksperimental.

“Në këtë shfaqe përpiqem të përqesh disa vese dhe përpiqem që shoqërinë shqiptare ta vë përballë  një shoqërie perëndimore”, është shprehur Nano.

Nano si autori dhe interpretuesi skenik i monologut flet për titullin e veprës se tij, ku në baze ka sjelljen tipike shqiptare në krahasim me vendet e perëndimit.

Mustafa Nano shprehet se shpesh keqkuptohet nga publiku me veprat apo shkrimet e tij, madje deri në urrejtje, megjithatë loja që ai vendos në skenë ka efekt special për publikun.

Stand-up komedia “Dielli lind andej nga perëndon” do të shfaqet në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” këtë fundjavë në datat 15, 16 dhe 17 tetor në orën 19:00.

Klan News






Të ngjashme