Ndahet nga jeta babai i Bill Gates

R

Ndahet nga jeta babai i Bill Gates

14:15 16/09/2020

Babai i themeluesit të Microsoft, William Henry Gates II, është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare. Lajmin e hidhur e dha djali i tij, Bill Gates.

“Të gjithë kemi pasur një kohë të gjatë për të reflektuar sesa me fat jemi që kemi pasur këtë njeri të mahnitshëm në jetën tonë për kaq shumë vite“, shkroi Gates.

Sipas biografisë së tij, William Henry Gates ishte një veteran i ushtrisë dhe një nga themeluesit e një firme ligjore  në Seattle.

Bill Gates tha se babai i tij ishte ndihma më e madhe kur krijoi fondacionin e bamirësisë, në të cilën u angazhua fuqimisht pas largimit nga drejtimi i Microsoft. Babai i tij shërbeu si bashkëkryetar i fondacionit.

Fondacioni Bill & Melinda Gates nuk do të ishte ai që është sot pa babanë tim”, tha Gates.

Në deklaratën e familjes nuk është përcaktuar shkak i vdekjes, por thuhet vetëm se William Gates II nuk ndihej mirë me shëndet kohët e fundit. /tvklan.al



Të ngjashme