Namazi i parë pas 28 vitesh në Nago-Karabak



Namazi i parë pas 28 vitesh në Nago-Karabak

14:00 13/11/2020

Është kryer riti i parë fetar islam, në xhaminë historike Yukari Govher Aga në qytetin Shusha, pas 28 vitesh.

Sipas agjencisë turke CNN, namazi i xhumasë u fal nga ushtarët azer, të cilët ndodheshin në zonë.

Xhamia historike Yukari Govher, ka qenë një simbol i historisë dhe kulturës azere, në Shusha të Nago-Karabakut. 

Shusha është një vend me rëndësi strategjike edhe për shkak të pozitës së saj gjeografike në rajon dhe rrugës që lidh me Khankendin, qytetin më të madh në zonën e Nago-Karabakut.

Nago-Karabaku, ishte pushtuar nga forcat armene më 8 Maj 1992 dhe që atëherë ishte nën kontrollin e armenëve etnik, ndërsa pas marrëveshjes së armëpushimit me Armeninë, Shusha kaloi nën kontroll të plotë të Azerbajxhanit më 8 Mëntor 2020. /tvklan.al






Të ngjashme