“Rritje të krimit në familje dhe atij kibernetik”
Në të parin raportim përpara Komisionit të Sigurisë për kriminalitetin në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë me tabela e shifra siguron se situata e kriminalitetit ka ardhur në përmirësim, por pranon se ka pasur rritje të krimit në familje si dhe atij kompjuterik.
Hedh poshtë me shifra pa u futur në debat politik se OFL u përdor si instrument propogandistik vetëm për fushatë.
I pyetur nga disa deputetë për rastin e vrasjes se 8-vjeçarit në Fier, Nano siguron se Klodian Çalamani ka qenë nën mbikëqyrjen e policisë.
Nano nuk ju përgjigj asnjë pyetje që lidheshin me vrasje të bujshme të ditëve të fundit apo të vjetra si vrasjet e deputetit Fatmir Xhindi e gjyqtarit Konomi duke thënë se përbëjnë sekret hetimor.
Tv Klan