Napoli shfrytëzoi barazimin e Juventus në fushën e Spal për t’u afruar me kundërshtarin për titullin. Ekipi i Hysajt fitoi 1 – 0 me Genoa dhe tani diferenca me Juve e vendit të parë është vetëm 2 pikë. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Raul Albiol.

Inter arriti një fitore me shumë gola të dielën në fushën e Sampdorias. Skuadra zikaltër triumfoi me rezultatin 5 – 0 ku më i spikaturi ishte kapiteni Icardi. Ai realizoi 4 herë në takimin e zotëruar nga Inter, që u rikthye ekipi i fillimit të kampionatit. Argjentinasi nuk shënonte prej më shumë se 2 muajsh. Milan mundi me vështirësi Chievo me rezultatin 3 – 2.

Një ndeshje e fortë nga të dy ekipet madje miqtë nga Verona u gjendën në avantazh për disa minuta. Përpjekjet e Milan u shpërblyen pasi pak minuta para fundit Andre Silva realizoi golin e fitores. Kessie shpërdoroi edhe një 11-metërsh në kohën shtesë i pritur nga Sorrentino. Serie A zhvilloi takimet e javës së 29.

Tv Klan