Bologna forcon pozitat në vend të katërt

Napoli mundi 2 – 1 Juventusin në ndeshjen më tërheqëse e javës së 27 të Serie A të zhvilluar të dielën në stadiumin Maradona.

Te napolitanët që u treguan më të qartë para portës po duket ndryshimi me ardhjen e trajnerit Kalcona.

Juventus me këtë humbje rrezikon të largohet më shumë nga Interi kryesues që nëse fiton me Xhenoan të hënën e çon në 15 pikë diferencën.

Bolonja vijon të jetë surpriza e këtij sezoni, pasi mundi edhe Atalantën 2 – 1 në Bergamo dhe mban vendin e 4 në renditje që e çon në Champions.

Tv Klan