Maqedoni, nis fushata për zgjedhjet e 15 Korrikut

Në Maqedoninë e Veriut, karvanet partiake në kushte pandemie filluan fushatën parazgjedhore. Edhe pse paralajmërohej fushatës kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe mediave, në ditën e parë të fushatës, partitë zbarkuan në terren.

Bashkimi Demokratik për Integrim e promovoi njeriun të cilin e sheh si kryeministër të parë shqiptar në vend.

LSDM dhe VMRO tashmë e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre, ato janë të bashkuar kundër një kryeministri shqiptar. Tani është koha për t’u bashkuar për partitë shqiptare. Jo kundër VMRO-së dhe LSDM-së, por për një kryeministër shqiptar.

Gara politike do të zhvillohet në mes 15 subjekteve politike, katër koalicione dhe 11 parti politike të pavarura. Në listat e kandidatëve janë 1598 emra, prej të cilëve vetëm 120 do të hyjnë në Kuvend. Zgjedhjet e 15 Korrikut janë të dhjetat me radhë që nga pavarësimi i Maqedonisë.

Tv Klan