Ish-trajneri i Kombëtares ishte 89 vjeç

Sporti shqiptar është në zi në ditën e fundit të vitit. Ish-trajneri i Kombëtares, Shyqyri Rreli u shua në moshën 89-vjeçare. Rreli spikati me kuqezinjtë në vitet 80’ me rezultatet e arritura. Homazhet për këtë figurë të njohur të futbollit shqiptar u mbajtën në ‘Air Albania Stadium’, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

“E modernizoi futbollin tonë së bashku me kolegët e tij dhe padyshim që ishin ato arritje të guximshme  të kombëtareve të asaj kohe, të cilat më vonë na krijuan mundësi të realizojmë ëndrrën për të shkuar në Europian”, tha ai.

Shyqyri Rreli drejtoi edhe Kombëtaren Shpresa, duke e shpallur edhe kampione të Ballkanit. Si futbollist Rreli u aktivizua me Erzenin, Dinamon, Tiranën dhe ishte pjesë e Kombëtares.

Tv Klan