Shahin Kadare, vëllai i shkrimtarit Ismail Kadare është ndarë nga jeta mëngjesin e ditës së sotme. Doktori i njohur ndodhej në një betejë prej më pak se një viti me një sëmundje të rëndë.

Lajmi i vdekjes së tij është bërë i ditur nga vajza, Jorina Kadare, nëpërmjet një njoftimi në “Facebook” para pak minutash.

Shahin Kadare ishte një autoritet i rëndësishëm shkencor në onkologji. Ai ka kontribuar me studime për diagnostikimin e tumoreve dhe trajtimin e tyre. Përveç mjekësisë, ishte mjaft i angazhuar edhe në politikë duke qenjë një nga themeluesit e Partisë Demokratike.

Lidhja e tij e gjakut me shkrimtarin Ismail Kadare shkonte deri në një nivel të fortë marrëdhënieje intelektuale si një lexues dhe kritik i artit të letrarit të njohur.

Shahin Kadare do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme./tvklan.al