Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët ka bërë bilancin e vitit 2020. Në fjalën e tij Rama ka komentuar dhe ndryshimet kushtetuese që ndalojnë koalicionet klasike siç kanë qenë më parë.

Më tej ai shtoi se  partitë e vogla nuk janë produkt për demokracinë dhe shtoi se futen në zgjedhje vetëm për plaçkë.

Nuk është sekret. Koha ka treguar që një numër partish, të quajtura të vogla, nuk janë produkt i vyer pluralist dhe demokratik, por janë parti të cilat krijohen për të marrë pjesë në plaçkë.

Nuk ka asnjë dyshim nga ana ime për këtë. Njerëzit tani do mund të zgjedhin partinë dhe deputetin që dëshirojnë dhe fitoftë më i miri”, theksoi kreu i qeverisë./tvklan.al