Tashmë nga ky mundës pritet medalja olimpike

Zelimkhan Abakarov u nderua nga Komuniteti i Sportit për titullin kampion bote në mundje që solli Shqipërisë për herë të parë.

Federata Shqiptare e Mundjes dhe Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vlerësuan arritjen e 29-vjeçarit, por edhe ndihmë edhe dhënë nga trajnerët Leonard Çakmashi dhe Arsen Abakarov. Sportisti tha se ky sukses e motivon të sjellë të tjera medalje në të ardhmen.

“ Si për mua dhe për të gjithë Shqipërinë është një moment historik. Unë mendoj se edhe për mua është një nijse për suksese të në aktivitete të tjera. Natyrisht objektiv është edhe olimpiada, me shpresë që të marr medalje të artë.”

Kjo është ajo që presin edhe Presidenti i Federatës së Mundjes dhe ai i Komitetit Olimpik.

Sahit Prizreni: Ju siguroj më atë që kam parë medalja olimpike shpresoj që të vijë nga mundja.

Fidel Ylli: Objektivat janë që medaljet të jenë jo vetëm në botëror por edhe në olimpiadë.

Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev morën nënshtetësinë vitin e kaluar e gjatë 2022 i kanë sjellë disa medalje Shqipërisë.

Mundësit e Shqipërisë u pritën edhe nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili e vlerësoi suksesin e Zelimkhan Abakarov, që është edhe pjesë e klubit bardheblu.

“Ishte e pabesueshme që mund të mundej në shtëpinë e tij fituesi i medaljes olimpike dhe të mundej në Ballkan amerikani që mbronte titullin. Sot të jam shumë mirënjohës”.

Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev morën nënshtetësinë vitin e kaluar e gjatë 2022 i kanë sjellë disa medalje Shqipërisë.

Tv Klan