Cristiano Ronaldo. Është ky futbollisti për të cilin flasin të gjithë, tifozë ose jo të këtij sporti. Ronaldo vlen sa për tre. Në fakt tre golat e tij barazuan ato të të gjithë Spanjës dhe kjo e bën atë të vlefshëm thuajse sa një ekip futbolli.

Performanca e tij ishte e shkëlqyer. Megjithëse jo i vetëm në ndeshjen që duhet thënë se ishte i gjithë kontributi i skuadrës portugeze, Ronaldo po tërheq sërish skuadrën e tij prej dore.

Që në fillim të ndeshjes, me pak hile dhe shumë zgjuarsi, ai mori një 11 metërsh. Fati ishte me të kur në golin e dytë De Gea, u ndikua nga sindroma Karius dhe nuk e ndali atë goditje jo fort të vështirë. Në finale Ronaldo me personalitet dhe ndjenjë lidershipi i tregua vendimtar në barazimin që më pas ai vetë e cilësoi si rezultati më i drejtë i ndeshjes.

“Jam shumë i kënaqur, arritëm një objektiv shumë të madh pasi e dinim se do të ishte e vështirë. Kjo arritje për të gjitha sakrificat e ekipit. Personalisht jam shumë i kënaqur për vlerësimet”.

Ronaldo u shpall njeriu i ndeshjes si dhe me tre golat e tij barazoi rekordin e Ference Pushkash për futbollistët europiane golashënues 4 botërorë.

Spanja në debutimin e parë me Fernando Ierron ishte e jashtëzakonshme, tre gola të nxjerrë nga klasi i futbollistëve të saj. Diego Kosta, Iniesta, Naço apo Isko shkëlqyen, por në fund mbeti shija e hidhur e barazimit.

Tv Klan