Policia ka shoqëruar 30-vjeçarin me iniciale A. B. pasi ditën e sotme pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, i cili ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Sipas asaj që njofton policia, punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por 30-vjeçari ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Ndërkohë priten sqarime të mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 27.03.2024, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti – Elbasani, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka gjuajtur një bidon plastik në drejtim të një punonjësi Policie, që ndodhej me shërbim jashtë perimetrit të stadiumit.

Punonjësi i Policisë i ka bërë thirrje për të ndaluar veprimet e tij, por shtetasi A. B., ka reaguar me fjalë fyese, dhe pasi punonjësi i Policisë ka ndërhyrë për ta shoqëruar, ka hasur në rezistencën e tifozëve të tjerë.

Pas këtyre momenteve, kanë ndërhyrë shërbimet e tjera të Policisë të cilat kanë shoqëruar në komisariat shtetasin A. B., për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


/tvklan.al