Fitorja historike e Kosovës në kualifikueset e Botërorit nuk ishte e rastësishme. Avantazhi i minutës së 16 me golin e vetëm të ndeshjes të shënuar nga Vedat Muriqi, nuk ishte i lehtë të mbahej. Trajneri Bernard Challandes, tregon se e e dinin mirë se cili ishte kundërshtari që kishin përballë

“Gjeorgjia dhe Kosova janë dy skuadra të një niveli gati të njëjtë. E prisja një ndeshje të vështirë, por në fund jam shumë i lumtur me fitoren”.

Plani në letër dhe ai në fushë shpeshherë nuk përputhen me njëri tjetrin, Por cili ishte çelësi i suksesit në këtë fitore?

“Qëllimi i lojës ishte të kombinonim pasimet me vertikalizimet. Të punonim shumë të vraponim shumë të gjithë si ekip. Patëm shumë duele në ajër dhe qëllimi ishte te jepnim maksimumin në situata të tilla”.

Ndeshja e radhës për Kosovën do të jetë kundër Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Tv Klan