Italia dhe Belgjika sigurojnë finalet

Italia dhe Belgjika janë skuadrat që plotësuan katërshen finaliste të Ligës së Kombeve që do të përballen për këtë trofe së bashku me Spanjën dhe Francën.

Përfaqësuesja italiane siguroi vendin e parë në Grupin 1 falë fitores 2-0 në fushën e Bosnjë Hercegovinës këtë të mërkurën.

Holandës nuk i shërbeu fitorja 2-1 me Poloninë. Belgjika mundi 4-2 Danimarkën, duke u konfirmuar në vendin e parë në Grupin 2. Anglia fitoi 4-0 me Islandën që e mbyll pa pikë këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Tv Klan