Java e pestë e spektaklit “Love Story” ka nisur tashmë në TV Klan, teksa konkurrenca po rritet dhe dy vajza të tjera pritet të eliminohen.

Ndërkohë, Saimiri ka folur në vija të përgjithshme për të gjitha vajzat, duke dhënë edhe përshtypjet që ai ka marrë nga takimet me to, në grup apo edhe privatisht.

Ai është shprehur i kënaqur me disa nga konkurrentet, teksa ka rënë në sy fakti që ka përmendur Vivien, duke u shprehur se e ka marrë veten shumë favorite.

“Vivien, ndoshta edhe ngaqë ka qenë nga të parat që unë e kam ftuar në takim dhe kam kaluar pak më shumë kohë me të, më duket sikur i ka hipur vetja në qejf“, ka thënë ai.

Ndërkohë Vivien i është përgjigjur Saimirit me një pyetje, duke i thënë se mos ndoshta ajo e tremb.

Vivien: Dua t’i them diçka Saimirit. Ne nuk kemi pasur mundësi, megjithëse ishte fillimi pak i shpejtë, por mendoj që duhet të më jetosh që të interpretosh pak edhe atë të hedhurën time. Unë kështu jam dhe më pëlqen shumë që jam kështu. Shpresoj shumë që edhe ty të të hyj në sy për këtë gjë.

Saimiri: Nuk kam qejf që një vajzë nëse del me mua njëherë apo dy herë në takim, të mjaftohet dhe të ndihet superiore në krahasim me vajzat e tjera. Sepse unë ndoshta e ftoj dy tre herë vetëm për ta njohur.

Vivien: Unë normal që superiore do ndihem se këtu kam ardhur për ty. Vetëm për ty kam ardhur nuk kam ardhur për gocat. Kështu që në momentin që dal me ty normalisht që do ndihem superior.

Saimiri duket modern, por më duket se nuk është dhe aq modern. Mos ndoshta unë të tremb? Ndoshta kjo mënyra ime, kjo qenia ime që unë jam shumë e hedhur dhe Saimiri është pak më i ndrojtur dhe ndoshta kjo gjë e tremb pak.

Saimiri: Jo fare! Vetëm me këto gjëra nuk më tremb./tvklan.al