Këtë mbrëmje në “Opinion” në Televizionin Klan ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio ka dhënë një intervistë duke folur për situatën e rëndë që po kalon Italia për shkak të koronavirusit.

Ditët e fundit çështja që ka marrë vëmendje ka qenë mungesa e ndihmës për Italinë në këtë periudhë të vështirë nga Europa dhe vendet kryesore të saj.

Por a do t’i ndryshojë raportet gjeopolitike kjo sjellje? Për këtë pyetje, ministri italian mendon se është e gabuar që të bëhen vlerësime mbi asetet gjepolitike të Italisë bazuar në ndihmat që merr…

Blendi Fevziu:Italia u ndihmua nga Kina, Rusia… por më pak nga aleatët tradicionalë, besoni se kjo krizë do ndryshojë raportet gjeopolitike?

Luigi Di Maio:Sipas meje është e gabuar që të bëhen vlerësime mbi asetet gjepolitike të Italisë bazuar në ndihmat që merr. Siç e thashë më parë kemi marrë ndihma nga vendet e Europës, kemi marr ndihmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse spitali fushor  me çadra ne Kremona është ndërtuar falë ndihmës amerikane. Por duhet të falenderoj sigurisht përtej ndihmës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar, Kinën sepse ishte e rëndësishme, Rusia ishte një vend i rëndësishme për ndihmat. Ajo që mund t’ju them është që pa këto ndihma, sistemi nuk do të kishte reaguar. Sot kemi pak ditë, që  falë sistemit, ndihmave dhe blerjeve që Ministria e Jashtme ka kryer në të gjithë botën kemi arritur të shpërndajmë nga 300 mijë maska në ditë, në 3 milionë maska në ditë. Për t’i dhënë një ide popullit shqiptar për krizën në Itali, dua të them se ne kemi nevojë për edhe 100 milionë maska çdo muaj dhe 10 mijë respiratorë pulmonarë për të shpëtuar jetën e personave në terapi intensive. Është një sforco e paprecedentë që askush  nuk e kishte parashikuar, ndaj them unitet përballë kësaj emergjence, sepse na duhet të frenojmë kurbën e të infektuarve dhe viktimave sa më parë të jetë e mundur.

Në fund të intervistës për “Opinion”, Di Maio ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët:

Populli shqiptar, nuk bën përjashtim. Duhet të kuptojë siç ja themi edhe popullit Italian, se qëndrimi në shtëpi po shpëton jetë. Unë e them gjithmonë në Itali, që gjyshërve tanë u është kërkuar të shkojnë në luftë, ne na kërkojnë maskimumi të qëndrojmë në shtëpi. Unë besoj se këtë sforco mund ta bëjmë. Besojuni institucioneve dhe komunitetit shkencor. Më lejoni të falënderoj të gjithë komunitetin shqiptar në Itali. Mund të them se mes anekdotave të kësaj emergjence, është sigurisht edhe ajo e një prej infermierëve shqiptarë që zbriti dje nga avioni dhe nisi të më flasë në gjuhën napoletane, unë jam nga Napoli. Kishte kaluar shumë vite atje dhe ishte një ato pak motive për të  buzëqeshur në këto ditë”. /tvklan.al