Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë goditur një rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Dy persona janë arrestuar, të cilët tentuan të trafikonin me skaf në Itali 700 kg marijuanë.

Operacioni nisi ditën e djeshme në Vlorë, kur policia u vu në ndjekje të një mjeti lundrues të dyshimtë. Skafi mundi të largohej dhe të hynte në ujëra ndërkombëtare. Në këtë moment, Policia Kufitare e Vlorës njoftoi autoritetet italiane dhe nisi koordinimi i veprimeve të përbashkëta.

Mëngjesin e sotëm, në Sant Andrea të Otrantos u lokalizua skafi nga Guarda di Finanza dhe Policia e Shtetit, të cilët u vunë në ndjekje. Mjeti lundrues u sekuestrua nga autoritetet italiane dhe u arrestuan dy trafikantët shqiptarë, D.G. 22 vjeç dhe A.R. 30 vjeç. Brenda në skaf u gjetën dhe u sekuestrua rreth 700 kg marijuanë.

Hetimet po vijojnë në të dy anët e Adriatikut për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku. /

tvklan.al