Këto janë momentet kur Amari i vogël përqafon nën e tij. Ai u kthye në krahët e së ëmës pasi u rrëmbye nga gjyshërit një javë më parë. Me djalin në krahë, nëna falenderoi autoritetet

“Doja të falenderoja Policinë e Durrësit, shtetin, prokurorinë e Durrësit. Djali është mirë është në duar të sigurta.”

Gjyshja Bahrije Gjuni u dorëzua në polici bashkë me nipin të cilin e mbante të fshehur. Prej ditësh policia ishte në kërkim ndërsa as familjarët e Gjunit nuk tregonin vendndodhjen e saj.

Gjyshërit e morën nipin të shtunën e kaluar ndërsa nuk e kthyen atë sërish në shtëpi.

Për ngjarjen më herët u arrestuan  Rexhep Gjuni dhe kunati i tij Arben Selaj të cilët u lanë në burg nga gjykata e Durrësit. Para togave të zeza do të dalë edhe gjyshja e të miturit.

Për rastin reagoi edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla. Teksa falenderoi autoritetet për punën ndërsa deklaroi se për këtë çështje do të vendosë drejtësia.

Klan News