Ndryshime në radhët e uniformave blu

Ndryshime në radhët e uniformave blu

15:41 13/03/2019

Ditët e fundit, në Policinë e Shtetit janë kryer një sërë lëvizjesh në nivele të larta drejtuesish. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu është shkarkuar nga detyra Drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi. Postin e kësaj të fundit e ka zënë Ndue Doci.

Ndryshime ka pësuar edhe në Tiranë, ku pas shkarkimit të Kastriot Skënderajt në vend të tij është komanduar Dhimitraq Ziu. Skënderaj u shkarkua pas përplasjes së banorëve për shembjen e një banesë tek Petro Nini, por pas kësaj është emëruar këshilltar pranë Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu.

Më herët është shkarkuar nga detyra edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentjan Shehaj, si dhe ai i Fierit, Albert Nushi. Në krye të Drejtorisë së Vlorës është emëruar Artion Duka, ndërsa në atë të Fierit Andon Marko.

Gjithashtu ndryshime ka pësuar edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme. Kështu Arben Caka është emëruar drejtues i Tiranës, ndërsa në Fier është caktuar Arben Frashëri.

Në ditët në vijim priten që të ndryshohen edhe drejtues të tjerë të SHÇBA në rrethe, kjo për shkak se ky institucion me ndryshimet e reja ligjore të propozuara nga Ministria e Brendshme do të ngarkohet për të kryer procesin e vetting-ut në radhët e uniformave blu.

Tv Klan
Të ngjashme
Kolegji Profesional
AKSHI