Voda: Mund të fitohet edhe nëpërmjet origjinës

Shtetësia shqiptare tani mund fitohet jo vetëm nëse ke lindur në Shqipëri, apo nëse je natyralizuar, por edhe nëpërmjet origjinës.

Rovena Voda, zv. ministre e Brendshme: Të gjithë ata të huaj që jetojnë jashtë por arrijnë të provojnë se kanë lidhje deri në shkallë të tretë me një person me shtetësi shqiptare do mund ta përfitojnë.

Sipas Vodës, shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe trojeve të tjera shqiptare nuk përfitojnë automatikisht prej etnisë. Po kështu ligji i ri për shtetësinë do të ofrojë lehtësira që të gjithë prindërit shqiptarë që kanë lindur fëmijë jashtë vendit ti regjistrojnë ata në Shqipëri pa pasur nevojë për dokumente shtesë apo procese gjyqësore.

 “Çdo fëmijë i lindur nga prindër shqiptar do mund të marrë shtetësinë shqiptare. Ka një procedurë lehtësuese në ligj. Kemi lehtësira edhe në rastet kur shtetas shqiptarë duan të rifitojnë shtetësinë shqiptare. Garantohet shtetësia shqiptare edhe kur ke shtetësia të tjera”.

Sipas ligjit të ri, me pasaportë shqiptare mund të pajisen edhe investitorët strategjikë që kanë interes kombëtar. Ndërkohë ligji parashikon jo vetëm marrjen e shtetësisë por edhe lënien e saj.

Tv Klan