Në Kosovë ende nuk është ndaluar gjakderdhja. Kanë vazhduar konfrontimet me armë si nga ana e ushtrisë serbe ashtu dhe nga ana e UÇK-së ku si pasojë tre ushtarë te saj kanë gjetur vdekjen. Hollbruk ka folur rreth afatit të ri që i ka vendosur Beogradit duke shprehur për të disatën herë që NATO është e vendosur të ndërhyjë  nëse Millosheviç nuk bën asnjë hap për të përmbushur rezolutën e OKB-së. Ndërkohë ne Prishtinë pritet të mbërrijnë 2000 vëzhguesit për të parë më afër gjendjen në Kosovë. Numërohen rreth 400 mijë njerëz jashtë shtëpive të tyre.

Pamje Kosovë, ushtarë UÇK-së, Richard Hollbruk, vëzhgues të OSBE-së në Prishtinë, refugjatë kosovarë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori