#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

“Aty kupton që ka një Zot”, Dalina për dy vajzat e saj: Më mbajnë me këmbë në tokë

Dalina Buzi foli sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan për dy vajzat  e saj, Larisa dhe Helena.

Ajo përshkroi me shumë emocion momentin që solli në jetë vajzën e parë, duke theksuar se nuk ka gjë më të jashtëzakonshme për prindërit sesa fëmijët.

Dalina Buzi: Sidomos në këtë moshë më kanë mësuar shumë gjëra. E para është një dashuri për fëmijën, e jashtëzakonshme. Ditën kur ka lindur goca e madhe Larisa, unë mendoj se nuk ka moment më të bukur se kur sheh fëmijën tënd. Aty kupton që ka një Zot, ka diçka të jashtëzakonshme se nuk është e mundur. Unë gjithmonë shihja diellin dhe thoja, se unë jam njeri mëngjesi, çohem shumë herët dhe thoja: Doli dielli. Por, kur shoh fytyrën e kalamajve, kur mamatë dhe baballarët tuaj shohin fytyrën tuaj në mëngjes, nuk ka! Ju jeni dielli!  Dhe më kanë mësuar se unë ndonjëherë nuk jam aq me humor sa mendoj apo aq e zgjuar sa mendoj se më thonë: O mami me këtë humorin tënd…Më mbajnë me këmbë në tokë. Më thonë: Kemi parë dhe më mirë!

Dalina Buzi flet për konfliktin me Alketën! Ja si u pajtuan

Dalina Buzi tregoi më shumë rreth konfliktit që kishte pasur dikur me Alketa Vejsiun dikur. E ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje “Në Kurthin e Piter Pan”, ajo dhe edhe një mesazh të fortë.

“Unë dhe Alketa kemi patur një incident bashkë dhe patëm përplasje në telefon. Ka qenë një moment kur u duk sikur u fik gjithçka. Ne kemi punuar bashkë, unë kam qenë skenariste, ndërkohë që periudha që ne patëm një përplasje ishte kur ne po zbulonim veten.

Alketa më ka marrë në telefon dhe kuptova që keqkuptimet shkatërrojnë botën. Ajo që bëri Alketa që e vlerësova shumë është fakti që më mori në telefon dhe kur unë ia mbylla, gjeti një numër tjetër dhe më telefonoi sërish dhe tha: “A mund të flasim? Besoj që kjo është pyetja më e vështirë, së cilës duhet t’i dorëzohesh. E që atëherë, u rregulluan gjërat mes nesh”, tregoi Buzi.

“A do bëhemi motra, unë ngordh për ty”, përqafimi i ngrohtë i dy binjakeve pas çdo zënke

Amaris dhe Marlis janë padyshim dyshja më e ëmbël e “Në Kurthin e Piter Pan”.

Aq herë sa grinden me njëra-tjetrën, po aq herë nuk mungojnë përqafimet e ngrohta.

“A do bëhemi motra?”, është fraza që pajton dy binjaket pas zënkave të vogla. Këtë mbrëmje të dyja vogëlushet rrëmbyen skenën duke treguar se sa shumë e duan njëra-tjetrën, ose siç thotë shpesh Amaris: Unë ngordh për motrën…

Amaris: Ke turp?

Marlis: Po e kam me ty moj Amaris, pse më fol?

Amaris: E ke me mua? Po çfarë kam pra unë?

Alketa Vejsiu: Kemi një kontradiktë mes motrash! Mund ta zgjidhni çështjen të dyja?

Amaris: A do bëhemi motra?

Marlis: Po.

Amaris: Hajde!

(Dy motrat përqafohen)

Dalina Buzi: Awww, bravo!

Një shefe e rreptë apo e ëmbël? Përgjigjet Dalina Buzi

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ishte Dalina Buzi.

Në një rrëfim ekskluziv, ku iu përgjigj pyetjeve të fëmijëve të vegjël, Dalina tregoi nëse është një shefe e rreptë apo e ëmbël si sheqeri.

Aria: Ti Dalina je një shefe e rreptë apo e ëmbël si sheqeri?

Dalina Buzi: Unë jam e rreptë me ata që gjejnë justifikime. Duhet të dish filozofinë time, sepse intervistat e mia janë pak të çuditshme.”

Dalina Buzi krijon përrallën me perime

Dalina Buzi, këtë të premte u vendos përballë pyetjeve të fëmijëve të kastit të “Në kurthin i Piter Pan”, ku dha një intervistë të veçantë.

Dalina këtë herë nuk u përball me një pyetje, por me një sfidë shumë interesante nga Luari, piterpanistja e vogël e cila e sfidoi Dalinën të krijonte një përrallë me disa perime të cilat i kishte sjellë në studio.

Dalina Buzi: Kur isha e vogël flisja me zë të lartë, sepse…

E ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” ishte Dalina Buzi, e cila tregoi për fëmijërinë dhe pasionin për regjinë.

“Kur isha e vogël flisja me zë të lartë, bëja filma me veten, sepse doja të bëhesha regjisore. Shpeshherë rrija afër detit kur shkoja me vetëm dhe bëja dialog në mendjen time. Flisja shumë me veten dhe mendoja me veten time. Nëse shikoni fëmijët duke folur me veten, mos i ndaloni. Është një moment reflektimi për ta”, tha Buzi.

“Kam pasur një episod të pakëndshëm dikur”, telefonata që bëri bashkë Alketën dhe Dalinën

Dalina Buzi ka qenë e ftuara e sotme “Në Kurthin e Piter Pan”. Gjatë prezantimit të saj, Alketa Vejsiu tha se ka pasur dikur një episod të pakëndshëm mes tyre, të cilin e cilësoi si “konkurrencë mediatike”.

Ajo theksoi se ishte një telefonatë e thjeshtë që solli mirëkuptimin mes dy vajzave që ishin drejtuese të dy mediave.

Alketa Vejsiu: Kam pasur një episod të pakëndshëm dikur, një konkurrencë mediatike ta quajmë i cili duke kaluar koha, dhe ne duke u maturuar si vajza edhe si profesioniste kuptuam që shembulli më i mirë që mund të japim dy gra, që drejtojmë dy media. Dy media digjitale që në funksion të grave sjellin harmoninë, mirëkuptimin, vlerësimin reciprok, admirimin e njëra-tjetrës. Edhe ja dolëm, me një telefonatë të thjeshtë në një kontekst jo shumë të zakonshëm, por që kam pasur gjithmonë shumë admirim për punën e saj dhe jam shumë  e kënaqur që edhe kam ndarë një pjesë të kohës time si prezantuese me të. Ajo ka qenë skenariste e disa prej programeve që kam drejtuar dikur, sot do t’jetë e ftuar këtu para jush për t’ju dhënë disa leksione të mira gazetarie.

Suksesi i “Në Kurthin e Piter Pan” në rrjetet sociale

Në 3 puntatat e para, emisioni i “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan është bërë viral në rrjetet sociale. Moderatorja e emisionit, Alketa Vejsiu, tha se vetëm 3 episodet e para kanë 1.3 milionë klikime në Youtube, ndërsa hashtagu në TikTok, numëron rreth 50 milionë klikime.

“Dua shumë që të shohim së bashku se si ky performon si spektakël në mediat dixhitale. “Piter Pan” është një nga formatet më të klikuar të Tv Klan dhe unë kam shumë dëshirë të shohim bashkë se si janë shifrat. 1.3 milionë klikime videot në Youtube për 3 episodet e para ndërsa, hashtagu në TikTok i “Në Kurthin e Piter Pan” numëron afron 50 milionë klikime. Videot bëhen virale, njerëzit e pëlqejnë dhe ne në të njëjtën kohë masim se ku shkon trendi i pëlqimeve tuaja. Fëmijët janë të gjithë të ëmbël dhe janë një  magnet që tërheqin vëmendjen dhe sytë tuaja”, u shpreh Vejsiu.

“Aty kupton që ka një Zot”, Dalina për dy vajzat e saj: Më mbajnë me këmbë në tokë.

Ina Dajçi: Këtë pyetje ma bëjnë vetëm në Shqipëri

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Ina Dajçi nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të gazetarëve të vegjël. Mirëpo, një nga pyetjet që ra më shumë në sy dhe shkaktoi humor ishte e lidhur me jetën e saj personale.

Noel Nezha: O Ina këtu në Shqipëri kur gocat rriten u thonë kur do martohesh, kur do martohesh. Po ty të thonë kështu?

Ina Dajçi: Mua më pyesin mëngjes, drekë, darkë. Në fakt në New York nuk më pyesin, vetëm këtu ndodh.

Ina Dajçi flet për marrëdhënien me Miss-et e tjera!

Miss Universe Albania 2021, Ina Dajçi, ishte e ftuar këtë të premte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Ajo ka folur për marrëdhënien me Miss-et e tjera.

Nuk ndjej konkurrencë vetëm nga gjinia femërore, sepse kam patur edhe kontakte me gjininë e kundërt gjatë punës si arkitekte. Për sa i përket Miss-eve, kam marrëdhënie shumë të mira dhe disa prej tyre i kam mikesha”, tha Ina.

Ina Dajçi për deklaratën e fortë kundër Miss Universe: Miss-et e tjera kishin frikë të flisnin!

Bukuroshja Ina Dajçi foli mbrëmjen e kësaj të premteje “Në Kurthin e Pipet Pan”, edhe për deklaratën e fortë kundër Miss Universe.

“Kjo vjen nga mënyra si është ndërtuar shoqëria jonë, duke mohuar për gratë të drejtat themelore të jetesës, si shkollimi. Kjo ndodh në mënyrë ekstreme në vende të pazhvilluara, e më e moderuar në perëndim. Ajo që unë bëra ishte për të ndihmuar vajzat të cilat janë ndjerë të nënshtruara. Isha e mbështetur dhe nga vajzat e tjera, por nuk e deklaruar emrin e tyre për shkak të frikës së kërcënimeve”, tha ajo.

“A mburreshe si vajzë deputeti?”, Ina Dajçi: I thoja babit, silli drita Shqipërisë…

Ina Dajçi ka treguar sonte “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, për mënyrën si është rritur pavarësisht se babai i saj ishte deputet.

Ajo u shpreh se babai i saj e kishte mësuar të mos mburrej para fëmijëve të tjerë dhe të kuptonte realitetin e vendit, duke theksuar se bashkë me motrën dhe vëllain është shkolluar në shkolla publike.

Noeli: Babi im më ka thënë që babi yt është deputet. A mburreshe në klasë që jam vajza e një deputeti?

Ina Dajçi: Babi im ka qenë deputet, nuk është tani. Por, kur unë isha vajzë deputeti babi nuk më linte asnjëherë të mburresha, madje ai donte që unë të isha e barabartë me të gjithë fëmijët e tjerë, të mos kisha privilegje. Prandaj unë motra dhe vëllai jemi shkolluar në shkolla publike. Pasi babi na thoshte gjithmonë se ju duhet të kuptoni realitetin e Shqipërisë, Shqipëria është një vend i varfër. Sa herë shkoja në shkollë, mësuesja më thoshte: Ina, Shqipëria nuk ka drita! Dhe unë shkoja qaja në shtëpi, dhe i thoja babit: Të lutem silli drita Shqipërisë, a thua se kjo do zgjidhej brenda ditës./tvklan.al

A e mbani mend Paolën? Shikoni sa është rritur

Janë të shumtë fëmijët që kanë marrë pjesë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”. Një prej tyre që ka spikatur me shumë ishte një vajzë e vogël me një zë të ëmbël, Paola. Të gjithë e mbajmë të vogël, por ajo ka ndryshuar shumë.

Paola është rritur tashmë. Ajo ishte e pranishme këtë të premte në “Në Kurthin e Piter Pan”. Paola kishte mësuar t’i binte pianos dhe dhuroi për publikun një “shfaqje” të shkurtër.

“Më keni munguar shumë”, tha ajo./tvklan.al