Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë

Për cilindo që nuk e mori seriozisht kur e dëgjoi në Parlament, Kryeministri ka zgjedhur ta përforcojë këtë lajm. Por sot jo vetëm me fjalë, por dhe me pamje ku tregohen modelet e satelitëve që Shqipëria do të lëshojë në hapësirë.

I pari në Mars dhe i dyti në muajin Qershor të vitit të ardhshëm.

Kryeministri Edi Rama: Pra jemi këtu.

-Po, ky është lëshimi i Spacex Falcon 9, që u bë në Qershor. Lëshuam katër satelitë gjatë tij. Lëshuam satelitin Mark 4, variantin 17, 18, 19, që është modeli i ri. Kjo që po shihni është lëshimi në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në Mars?

-Po, në Mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë.

Kryeministri Edi Rama: Po Albania 2? Në Qershor…

-Saktë…

Kryeministri Edi Rama: Super.

-Kjo është pamje e orbitës ku do lëshohen.

Kryeministri Edi Rama: Shqipëria në orbitë. E pabesueshme, por e vërtetë.

-Po, zotëri.

Kryeministri dhe javën e shkuar sqaroi se satelitët shqiptarë do të lëshohen në hapësirë vetëm në funksion të kontrollit mbi territorin.

Tv Klan