Sipas “The Sun”, aktorja Mary-Kate Olsen ka paraqitur kërkesën për divorc nga burri i saj, Pierre Olivier Sarkozy.

Kërkesa për divorc është dorëzuar në gjykatë në 17 Prill, por për shkak të pandemisë procesi ishte shtyrë për më vonë.

Mary-Kate ka bërë të ditur se bashkëshorti i saj e ka detyruar atë të dalë nga shtëpia. Ai i dha aktores afatin e fundit deri në 18 Maj,  për të larguar gjërat e saj nga banesa e tyre.

Ajo gjithashtu ka pohuar, se ai e ndërpreu qiranë e tyre pa e njoftuar atë dhe kështu Mary-Kate po kërkon një ndarje urgjente prej tij.

33-vjeçarja dhe banakieri francez Olivier, 50 vjeç, filluan romancën e tyre në vitin 2012 dhe dyshja u martua në 27 Nëntor 2015, në një rezidencë private në qytetin e New York./tvklan.al