Georgina Rodriguez është në pritje të ëmbël dhe nuk na e ka kursyer një foto të saj me barkun e rrumbullakosur. Bukuroshja shkëlqen së bashku me partnerin e saj, Cristiano Ronaldo-n dhe fëmijët e tyre teksa familja përfiton nga pushimi dimëror i Premier League për të marrë pak rreze dielli në Dubai.

Georgina është shtatzënë me binjakë dhe pritet të lindë në Prill, ndërkohë që ajo duket rrezatuese teksa ka pozuar me bikini blu në fotot e postuara në llogarinë e saj në Instagram.

Kujtojmë se së fundmi, 28-vjeçarja ka promovuar lancimin e dokumentarit të saj të ri në Netflix , ‘Soy Georgina’. Seriali me gjashtë pjesë i çon fansat në prapaskenat e jetës së saj luksoze. Ndërkohë, Ronaldo këtë javë ka ndezur kullën më të lartë në botë për t’i uruar të dashurisë së tij ditëlindjen e 28-të./tvklan.al