Në pritje të protestave, Parisi i blinduar

Në pritje të protestave, Parisi i blinduar

11:50 08/12/2018

Rreth 90 mijë forca të rendit kanë zbarkuar në të gjithë Francën, 8 mijë prej tyre janë vendosur vetëm në kryeqytet me urdhër të kryeministrit Edouard Philippe, pas lajmërimit të “jelekëve të verdhë” se nuk do të ndalin protestat.

Shëtitorja kryesore e Parisit, Champs-Elyse është kthyer në një barrikadë, muzetë, qendrat kryesore turistike dhe dyqanet janë mbyllur, aktivitetet sportive janë anuluar. Autoritetet nuk duan në përsërisin ngjarjet e javëve të fundit, ku përleshjet e dhunshme shkaktuar disa dhjetëra të lënduar dhe paralizuan të gjithë qytetin.

Të paktën 350 persona janë shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm, mbi 200 prej tyre janë vënë në arrest, pasi u janë sekuestruar sende të forta, si shihen në këto pamje.

Ndonëse qeveria franceze bëri një hap pas, “Jelekët e verdhë” vendosën të vijojnë manifestimet, pasi kërkojnë uljen e mëtejshme të çmimit të karburantit, që vetëm këtë vit është rritur me 23%. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Macron, të cilin e akuzojnë se ua ka bërë kostot e jetesës të papërballueshme.

Tv Klan


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi