Në Federatën e Futbollit pritet me ankth shorteu i kualifikueseve të kampionatit europian. Një ditë më parë UEFA përcaktoi edhe ndarjen e skuadrave në 6 vazo. Ndarja do të jetë me 5 grupe me nga pesë skuadra dhe 5 me nga 6. Shqipëria ndodhet aktualisht në vazon e katërt, çka do të thotë se do të ketë tre skuadra më të forta.

Por nëse me skuadrat e vazos së parë kuqezinjtë e dinë mirë se do ta kenë tejet të vështirë, shpresohet që të paktën nga skuadrat e vazos së dytë të shmanget Gjermania. Këta të fundit zbritën një vazo më poshtë për shkak të dështimit në Ligën e Kombeve.

Për vite me radhë në Federatën e Futbollit shpresohej shumë që kjo skuadër të shortohej në grupet kualifikuese për shkak të të ardhurave që vinin nga e drejta televizive e transmetimit ndërsa kësaj herë është krejt e kundërta. Besimi se kualifikimi erdhe një herë në europian është i mundshëm, sjell edhe dëshirën për të mos u përballur me kombëtaren gjermane objektivat e së cilës do t’i prishnin planet e kombëtares shqiptare.

Llogaritë deri tani të paktën pa u hedhur ende shorti janë optimiste. Dy vendet e para në secilin grup kualifikohen direkt, ndërsa 4 vende do të plotësohen përmes të mbijetuarve në Ligën e Kombeve. Veç numrit të skuadrave pjesëmarrëse, europiani i 2020 sjell edhe risinë se për herë të parë finalet do të luhen në 12 kryeqytete të ndryshme europian.

Tv Klan