Në vendin ku u vra Kostandinos Kaçifa

Në vendin ku u vra Kostandinos Kaçifa

15:40 29/10/2018

Në këtë kodër të zhveshur mbi fshatin Bularat të Gjirokastrës, të shtunën paradite u dëgjuan krisma të shumta armësh. Është pikërisht ky vendi ku forcat RENEA të nisura nga Tirana vranë në një shkëmbim zjarri 35-vjeçarin Kostandinos Kaçifa, i cili më herët kishte hapur zjarr ndaj një patrulle të policisë lokale.

Në ndjekje nga policia, ai ishte fshehur në këtë vend të njohur si depoja e ujit. Shenjat e përpalsjes së një dite më parë janë të pakta.

24 orë pas ngjarjes, fshati është mbipopulluar nga gazetarët shqiptarë dhe grekë. Shumë nga banorët e këtij fshati nuk duan të flasin për atë që ndodhi duke u kërkuar gazetarëve të qëndrojnë larg.

“Ikni na lini rehat. S’dimë gjë ne tjetër. Nuk mund t’ju them asnjë llaf. Do ju lutem shumë largohuni”!

Ndërsa të tjerë këmbëngulin se policia duhet ta kapte të gjallë dhe jo ta vriste.

Banorja 1:

“Fshatar ishte. Shumë i mirë ishte”.

Banorja 2:

Djali nuk duhej të vritej, por të kapej. Çfarëdo që të kishte bërë. Ishte njeri dhe jo kafshë”.

Kostandinos Kaçifa, i divorcuar, baba i një vajze të vogël jetonte prej kohësh në Athinë. Të dielën e 28 Tetorit ai u përplas me policinë pak minuta para se në këtë zonë të zhvillohej  ceremonia e festës kombëtare të Greqisë. Në rrjetet sociale njihej për qëndrimet e tij ekstremiste.

Tv Klan




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi