Neglizhenca dhe heshtja bashkëfajtore me të fortët e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Kështu shprehet Ministri i Brendshëm Taulant balla në një reagim sa i përket sigurisë dhe respektimit të qarkullimit rrugor.

“Policia Rrugore ka rritur kontrollet në gjithë territorin e vendit për të garantuar më shumë siguri dhe respektim të rregullave të qarkullimit rrugor. Qytetarët me të drejtë denoncojnë dhe as ligji nuk mund të tolerojë automjete me xhama të errësuara, të riveshura. Prandaj Policia Rrugore nuk mund të bëjë më syrin qorr në këto raste, as veshin e shurdhër ndaj zhurmave të palejueshme të shpejtësisë dhe xhirimit të gomave në qendrat e banuara. Neglizhenca dhe heshtja bashkëfajtore me të fortët e lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, janë rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit”, shprehet Balla./tvklan.al