Zamira erdhi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea pasi pas disa ditësh  do të kryejë një ndërhyrje të vështirë dhe dëshiron që të takojë për herë të parë pas 7 vitesh fëmijët e saj dhe tu tregojë se sa i do.

 

Ish-bashkëshorti im emigronte shumë në Greqi duke qëndruar gati 1 vit e gjysmë pa u kthyer, aq sa edhe fëmijët nuk e njihnin. Unë jetoja me vjehrrin dhe vjehrrën, të cilët më ndihmonin të rrisja fëmijët. Në fillim marrëdhënia jonë ishte shumë e mirë, por më pas gjithçka ndryshoi. U vendos në dyshim nderi im pas 10 vitesh martesë nga fjalët e botës dhe bashkëshorti im duke qenë se vinte shumë rrallë i besoi. Vjehrra dhe kunata prishën lumturinë tonë. Papritur bashkëshorti më tha se do të më kthente tek vëllai, pasi prindërit nuk i kam. Ai më përzuri nga shtëpia pa u sqaruar dhe pa më lejuar të takoj fëmijët.

 

Zamira ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin për të marrë kujdestarinë e tre fëmijëve, por ajo fitoi vetëm kujdestarinë e djalit të vogël. Zamira dyshon se vajza e saj mund të jetë dhunuar për të dëshmuar në Gjykatën e Apelit se do të qëndrojë me të atin. Ish-bashkëshorti i saj e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë për të marrë edhe kujdestarinë e djalit të vogël, çështje e cila vazhdon prej 8 vitesh.

Në çdo moment të jetës i kam patur pranë vetes, në çdo ditëlindje rrethoja tortën me fotografitë e tyre. Kam menduar edhe vetëvrasjen, pa ta nuk mund të jetoja.

Ish-bashkëshorti i Zamirës krijoi një marrëdhënie me një tjetër femër vetëm 2 javë pasi përzuri Zamirën, ndërsa ajo pas 5 vitesh vendosi të krijojë një familje të re. Zamira ka një vajzë 3 vjeç e gjysmë dhe rrëfen se ajo i njeh vëllezërit dhe motrën e saj nëpërmjet fotografive që Zamira i ka treguar.

Armanda, e bija e Zamirës ka qenë e vetmja që ka pranuar për të qenë pjesë e “E diela shqiptare” në rubrikën “Ka një mesazh për ty”.

Kjo është një zonjë që dikur ka qenë nëna ime. Ajo na ka lënduar shumë.

Zamira

– Më njohe sapo më pe ndërsa unë jo, je rritur shumë. Më kishte marrë malli të të shikoj. Si ndihesh para meje? Ke emocione?

Armanda

– Shumë.

Zamira – Do të përqafohemi?

Armanda – Nuk mundem.

Zamira

– Cfarë të pengon?

Armanda

– Asgjë nuk është. Është diçka që vetëm ne të dyja e dimë por nuk dua ta them në sy të të gjithëve.

Zamira

– Mund të flasim bashkë.

Armanda

– Jo, nuk dua të flas me ty.

Zamira

– Në rregull, nuk do të të shqetësoj.

 

Armanda rrëfen se kur ka qenë rreth 10 vjeç ato janë parë dhe Zamira nuk i folur. Ajo thotë se asnjë nuk ka tentuar ti ndajë por është diçka që e dinë vetëm ato të dyja dhe se nuk dëshiron ta takojë.

Nga gjithë kjo situatë unë kam marrë një mesazh. Kur të bëhem nënë e fëmijës tim do ti qëndroj në krah dhe nuk do e lëshoj asnjëherë nga duart edhe sikur të përmbyset bota.

Armanda falënderon Idën, bashkëshorten e të atit, e cila është treguar një nënë e vërtetë dhe thotë se nuk e ka marrë malli për të ëmën e saj biologjike, Zamirën.

Unë nuk dua të hyjë dikush tjetër në mes të familjes sonë.

 

Arditi

– Çfarë do t’i thuash vajzës Zamira?

Z

amira

– Kur të bëhet prind vetë do e kuptojë se sa vuan zemra e një nëne. Ajo nuk është ende në moshën për të kuptuar por e kanë frymezuar.

Armanda

– Askush nuk më frymëzon. Unë kam ardhur me të drejtën time dhe askush nuk më ka penguar sepse përndryshe nuk do të isha këtu përball teje.

 

 

Zamira zgjedh për të mos folur më sepse nuk do ta tensionojë më tej të bijën, për te ka rëndësi që e pa për herë të parë pas 7 vitesh. Armanda nuk pranoi ta takonte të ëmën dhe u largua nga studio e “E diela shqiptare”.

Zamira ka vendosur të presë deri sa Armanda ta kuptojë dhe të vendosë vetë për të folur me të./ klantv.al