Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Brazil pasi një nënë ka mbytur fëmijën 11-vjeçar për vdekje. Arsyeja e këtij veprimi ka qenë fakti se i mituri luante natën vonë në telefon.

Siç shkruajnë mediat, Alexandra Duogokenski duket në pamje të parë si prindi perfekt. Mirëpo tashmë ajo do të akuzohet për vrasjen e Rafaelit, djalit të saj, pasi rrëfeu krimin që kishte bërë.

Vetëm disa ditë para vrasjes, viktima kishte regjistruar një poemë për të ëmën që t’i shprehte dashurinë. Ai falenderonte atë dhe vëllain që kujdeseshin për të.

“Buzëqeshja jote do të thotë çdo gjë për mua”, shprehej 11-vjeçari.

Ndërkohë mamaja 33-vjeçare fillimisht u përpoq ta hiqte përgjegjësinë nga vetja duke thënë se fëmija ishte larguar nga shtëpia pas një debati për sjelljen e tij. Pas hetimit nga policia u zbulua se në fakt ishte vetë ajo fajtorja.

Vetë 33-vjeçarja e zbuloi krimin që kishte kryer duke thënë se nuk mund të jetonte më me gënjeshtra. Trupi i pajetë i fëmijës u gjet në një kuti kartoni në garazhin e fqinjit. Vrasja dyshohet të ketë ndodhur mesin e muajit Maj, pasi kufoma e të miturit u gjet më 25 Maj./tvklan.al